Stafi i Shkollës
Ekipi i përkushtuar drejtues dhe mësimdhënës i Shkollës Profesionale TIK "Hermann Gmeiner".
Stafi Administrativ
Drejtimi strategjik dhe menaxhimi i proceseve arsimore
Ing. Hedie Gjoni (Bejtja)
Ing. Hedie Gjoni (Bejtja) aktualisht mban pozicionin Drejtore e Shkollës Teknike Elektrike ‘Gjergj Canco’ Tiranë si dhe e Shkollës për Teknologji Informacioni & Komunikimit “Hermann Gmeiner” Tiranë. E diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Universiteti i Tiranës, si dhe Master ne “Shkenca Administrative”, Albanian University, Znj Gjoni e ka filluar karrierën profesionale si Inxhiniere Impianti në Degën Teknike të Ndërmarrjes Frigoriferike Tiranë. Duke kaluar në Shkollën Teknike Elektrike në 2003 si mësuese e Lëndëve Profesionale, ajo u përzgjodh në drejtimin e saj në 2008. Në 2014 portofolit të saj menaxhues iu shtua edhe Shkolla per TIK “Hermann Gmeiner” në Tiranë. Nën drejtimin e saj, shkollat janë përfshirë në iniciativa që synojnë zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve, mbështetjen e orientimit të tyre drejt profesioneve bashkëkohore dhe rritjen e mundësive të tyre të punësimit pas diplomimit. Përmes përkushtimit dhe lidershipit të saj, Znj. Gjoni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e shkollave “Gjergj Canco” dhe “Hermann Gmeiner”, si institucione të orientuara drejt cilësisë, inovacionit dhe përgatitjes profesionale të të rinjve për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës. Gjatë gjithë periudhës së drejtimit të këtyre institucioneve, Znj Gjoni ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm forumesh me fokus Arsimin & Formimin Profesional, si konferenca kombëtare, workshop-e, tryeza diskutimesh mbi nevojat e sektorit, sigurimin e cilësisë ofruesit e AFP dhe vlerësimin e performancës së tyre. Kjo eksperiencë është thelluar më tej përmes seminaresh e vizitash studimore në Zvicër, Austri, Gjermani e Itali ku spikasin temat e Të Mësuarit përmes Punës, Sigurimit të Cilësisë, Sistemi Dual në AFP dhe Sistemet e Menaxhimit të Informacionit për sektorin e AFP-së. Në nivel kombëtar, ajo ka kontribuar si Anëtare e Komitetit Drejtues të projektit Invent, Anëtare e Grupit të Punës për ‘Strategjinë Kombëtare të Arsimit Shqiptar’ me fokus të veçantë AFP parauniversitar. Znj Gjoni është bashkëpunëtore në hartimin e Përshkrimit të Kualifikimit Profesional: Profili Elektro-Teknikë, Niveli IV ashtu edhe Përshkrimi i Kualifikimit Profesional: Profili Elektro-Mekanikë (Niveli III). Aktualisht është anëtare e Komitetit sektoriale të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit si dhe anëtare e Komitetit Sektorial të Energjisë.
Donika Ujka
Donika Ujka është Zëvendësdrejtore në Shkollën e Mesme Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në degën Matematikë, duke u diplomuar si mësuese matematike për arsimin e mesëm. Më tej ka përfunduar studimet Master Profesional në “Albanian University”, në programin “Qeverisje dhe Administrim Publik”, duke ndërthurur formimin akademik në arsim me kompetencat në drejtim dhe administrim institucional. Me mbi 32 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit, ajo ka ndërtuar një karrierë të spikatur në mësimdhënie, drejtim dhe menaxhim arsimor. Gjatë viteve ka ushtruar funksionin e mësueses së matematikës, përgjegjëses së ekipit lëndor të kulturës së përgjithshme, si dhe aktualisht të Zëvendësdrejtores në Shkollën e Mesme Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Paralelisht, prej shumë vitesh është angazhuar si vlerësuese e provimeve të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, duke kontribuar në garantimin e standardeve të vlerësimit në arsimin parauniversitar. Në rolin e saj drejtues koordinon dhe mbikëqyr procesin mësimor, zhvillimin profesional të mësuesve, proceset e sigurimit të cilësisë, planifikimin dhe vlerësimin e burimeve njerëzore. Gjithashtu, angazhohet në organizimin e aktiviteteve duke mbështetur zhvillimin akademik dhe profesional të nxënësve. Interesat e saj profesionale përfshijnë lidershipin dhe menaxhimin në arsim, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore, integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe nxitjen e metodave bashkëkohore që promovojnë mendimin kritik dhe mësimin aktiv. Është e certifikuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë integrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në procesin mësimor, kompetencat digjitale, Power BI, sipërmarrjen në arsimin profesional (EntreComp), zhvillimin e mendimit kritik dhe arsimin gjithëpërfshirës. Gjithashtu, mban titullin profesional “Mësues Mjeshtër”, dëshmi e përvojës së gjatë dhe kontributit të saj në sistemin arsimor. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe lidershipin, duke synuar krijimin e një kulture institucionale që promovon cilësinë, zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe një mjedis mësimor gjithëpërfshirës, ku nxënësit zhvillojnë njohuri të qëndrueshme, mendim kritik dhe aftësi të nevojshme për studimet e mëtejshme dhe tregun e punës.
Stafi Mësimor
Ekipi i mësuesve dhe instruktorëve të lëndëve të përgjithshme e profesionale
Flogert Shehi
Përgjegjës i Departamentit TIK
Flogert Shehi është Përgjegjës i Departamentit TIK në Shkollën Profesionale për TIK "Hermann Gmeiner". Ka përfunduar studimet Bachelor në Informatikë, si dhe Master Profesional në Informatikë Biznesi pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitetit të Tiranës. Ka 11 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit. Gjatë karrierës së tij është angazhuar në mësimdhënie, mentorim, zhvillim profesional, si dhe në zhvillimin e kurrikulave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Prej 4 vitesh zhvillon trajnime për mësues dhe nxënës në fushën e Inteligjencës Artificiale. Interesat e tij profesionale përfshijnë programimin në gjuhët C#, Java dhe Python, si dhe aplikimet e Inteligjencës Artificiale në arsim dhe teknologji. Fokusi i punës së tij është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përgatitja e nxënësve me njohuri dhe aftësi bashkëkohore për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin, inovacionin dhe përgjegjësinë, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit aktiv, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike, në përputhje me kërkesat e teknologjive moderne.
Emira Alizoti
Mësuese e Gjuhës Angleze
Emira Alizoti është mësuese e gjuhës angleze në Shkollën Profesionale per TIK “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në programin Bachelor në Gjuhë Angleze – Përkthim Tekniko-Letrar, si dhe Master Shkencor në Përkthim dhe Interpretim. Ka 12 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe gjatë karrierës së saj është angazhuar në mësimdhënie, mentorimin e nxënësve dhe zhvillimin e kompetencave të tyre gjuhësore e komunikuese. Interesat profesionale përfshijnë mësimdhënien e gjuhës angleze, përdorimin e metodave bashkëkohore të të nxënit dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, ndërsa fokusi i punës së saj është përgatitja e nxënësve me njohuri dhe aftësi të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe respektin reciprok, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor motivues që nxit të nxënit, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike.
Eranda Hasanbashaj
Mësuese e Fizikës
Eranda Hasanbashaj është mësuese e lëndës Fizikë në shkollën profesionale “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet Bachelor në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, si dhe Master Profesional për Mësuesi në Fizikë për Arsimin e Mesëm dhe të Lartë në të njëjtin institucion. Gjithashtu, ka përfunduar Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Në kuadër të zhvillimit të saj profesional, ka fituar Kategorinë III të Kualifikimit për lëndën e Fizikës. Gjatë karrierës së saj është angazhuar në mësimdhënie dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave pedagogjike, duke ndërthurur njohuritë shkencore me ato ekonomike. Interesat e saj profesionale përfshijnë përdorimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, zhvillimin e mendimit kritik dhe nxitjen e të nxënit aktiv. Fokusi i punës së saj është përgatitja e nxënësve me njohuri të qëndrueshme, aftësi analitike dhe kompetenca praktike të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj nxënësve, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor gjithëpërfshirës, motivues dhe bashkëkohor, që nxit zhvillimin akademik dhe personal të çdo nxënësi.
Gramos Hate
Mësues i Matematikës
Gramos Hate është mësues i Matematikës në Shkollën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Hermann Gmeiner”, Tiranë. Ka përfunduar studimet në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë–Fizikë. Ka mbi 30 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në mësimdhënie, mentorim të mësuesve, administrimin dhe vlerësimin e provimeve kombëtare, zhvillimin profesional, pjesëmarrjen në rrjete profesionale dhe trajnime të vazhdueshme në fushën e arsimit. Është i pajisur me Kategorinë I të kualifikimit profesional (Mësues Mjeshtër), me vlerësim B (Shumë mirë), duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, kompetence pedagogjike dhe përkushtimi në zhvillimin e vazhdueshëm të praktikave bashkëkohore të mësimdhënies. Gjatë veprimtarisë së tij profesionale ka kontribuar si vlerësues i testeve në provimet kombëtare dhe si mentor për mësuesit në sistemin parauniversitar. Interesat e tij profesionale përfshijnë metodologjinë e mësimdhënies së matematikës, kurrikulën me bazë kompetencash, integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, vlerësimin e nxënësve, zhvillimin profesional të mësuesve dhe përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj cilësisë në arsim. Synon të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit aktiv, mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve, duke i përgatitur ata për arsimin e lartë dhe tregun e punës.
Mirela Murati
Mësuese e lëndëve profesionale
Mirela Murati është mësuese e lëndëve profesionale në Shkollën e Mesme Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në programin Bachelor në Informatikë, si dhe ka përfunduar Masterin Shkencor në “Informatikë AML”. Ka mbi 7 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe teknologjisë së informacionit dhe gjatë karrierës së saj ka qenë e angazhuar në mësimdhënie, koordinimin e zhvillimit të kurrikulës, koordinimin e zhvillimit profesional, administrimin e sistemit SMIP, mentorimin e mësuesve të rinj, si dhe në veprimtari akademike si asistente lektore. Interesat profesionale përfshijnë programimin, zhvillimin e aplikacioneve dhe website-ve, bazat e të dhënave dhe integrimin e teknologjisë në arsim, ndërsa fokusi i punës së saj është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përgatitja e nxënësve me njohuri dhe aftësi të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë dhe synon të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit aktiv, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve.
Fatiola Koshi
Mësuese e gjuhës gjermane
Fatiola Koshi është mësuese e gjuhës gjermane në Shkollën për Teknologji Informacioni dhe Komunikimit “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në programin Bachelor në Përkthim dhe Interpretim Konsekutiv dhe Simultan për Gjuhën Gjermane, si dhe Master Shkencor në programin Mësuesi për Gjuhën Gjermane. Ka 8 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe gjatë karrierës së saj ka qenë e angazhuar në mësimdhënie në institucione arsimore publike dhe private. Fillimisht ka ushtruar profesionin në sektorin privat për 2 vite, më pas për 3 vite në shkollën “Elez Isuf Ndreu” në Kamëz dhe për 3 vite në shkollën “Hermann Gmeiner”. Gjatë karrierës së saj ka marrë pjesë në workshop-e, trajnime dhe aktivitete të ndryshme profesionale që lidhen me metodologjinë e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, zhvillimin profesional të mësuesve dhe përdorimin e qasjeve bashkëkohore në procesin mësimor. Interesat profesionale të saj përfshijnë mësimdhënien e gjuhës gjermane, përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies, integrimin e teknologjisë në procesin mësimor dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Fokusi i punës së saj është përgatitja e nxënësve me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike, të nevojshme për vijimin e studimeve dhe për tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe respektin, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor gjithëpërfshirës që nxit të nxënit, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike të çdo nxënësi.
Marsela Krasta
Mësuese e lëndëve profesionale
Marsela Krasta është mësuese e lëndëve profesionale në Shkollën Profesionale për TIK "Hermann Gmeiner". Ka përfunduar studimet Bachelor në programin Informatikë Anglisht pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës, si dhe Master Profesional në Shkenca Kompjuterike të Aplikuara. Gjithashtu, ka përfunduar trajnime dhe certifikime profesionale në Power BI, SQL Server dhe Python. Ka 7 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit pranë Shkollës Profesionale për TIK "Hermann Gmeiner". Gjatë kësaj periudhe është angazhuar në zhvillimin e lëndëve profesionale, udhëheqjen e nxënësve në projekte praktike dhe teknologjike, si dhe në promovimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Interesat e saj profesionale përfshijnë menaxhimin e projekteve, analizën e të dhënave dhe integrimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor. Fokusi i punës së saj është krijimi i një mjedisi bashkëkohor të të nxënit që nxit pjesëmarrjen aktive, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur, duke synuar të krijojë një atmosferë ku nxënësit ndihen të motivuar për të mësuar, për të eksperimentuar dhe për të zhvilluar potencialin e tyre. Në kohën e lirë i kushton rëndësi leximit, udhëtimeve dhe njohjes së kulturave të ndryshme, përvoja që kontribuojnë në pasurimin e qasjes së saj pedagogjike dhe sjelljen e ideve inovative në klasë.
Franci Sima
Mësues i Rrjetave Kompjuterike dhe Sistemeve të Shpërndara
Franci Sima është mësues i lëndëve Rrjeta Kompjuterike dhe Sisteme të Shpërndara në shkollën Hermann Gmeiner. Ka përfunduar studimet në Canadian Institute of Technology (CIT) në programin Bachelor në Software Engineering, si dhe Master of Science në Computer Engineering & IT, me profil Network and Cyber-Security. Ka 2 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe gjatë karrierës së tij është angazhuar në mësimdhënie, mentorimin e nxënësve dhe veprimtari akademike. Gjithashtu, ka eksperiencë profesionale si Team Leader në Departamentin e IT-së pranë Canadian Institute of Technology (CIT). Interesat e tij profesionale përfshijnë rrjetat kompjuterike, sigurinë kibernetike, administrimin e sistemeve, teknologjitë cloud dhe teknologjitë e informacionit, ndërsa fokusi i punës së tij është përgatitja e nxënësve me njohuri bashkëkohore dhe aftësi praktike, në përputhje me kërkesat e arsimit të lartë dhe tregut të punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe inovacionin, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit aktiv, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike e profesionale të nxënësve.
Alba Isufaj
Mësuese
Alba Isufaj është mësuese në Shkollën profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në programin Bachelor, Informatikë Ekonomike, si dhe Master Profesional në Sisteme Informacioni në Ekonomi. Ka 8 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit të përgjithshëm dhe profesionale dhe gjatë karrierës së saj ka qenë e angazhuar në mësimdhënie, trajnime dhe ekzaminime certifikimesh, veprimtari profesionale. Interesat profesionale përfshijnë rrjetat kompjuterike, zhvillimin e websiteve, inovacionin në mësimdhënie, përdorimin e teknologjive digjitale në arsim, zhvillimin e aftësive digjital, ndërsa fokusi i punës së saj është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përgatitja e nxënësve me njohuri dhe aftësi të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin, inovacionin, përgjegjësinë dhe synon të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike.
Dallendyshe Mata
Mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Dallendyshe Mata është mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Shkollën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Hermann Gmeiner”, Tiranë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, si dhe Masterin Profesional në Mësuesi. Ka 8 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit, gjatë të cilave është angazhuar në mësimdhënie, hartimin e planeve mësimore, përgatitjen e nxënësve për Maturën Shtetërore, organizimin e projekteve dhe veprimtarive letrare, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve që promovojnë leximin dhe kulturën gjuhësore. Gjithashtu, ka marrë pjesë në rrjete profesionale, trajnime dhe programe të zhvillimit të vazhdueshëm profesional në fushën e arsimit. Është e pajisur me kategorinë Mësues i Kualifikuar, me vlerësimin B (Shumë mirë), duke dëshmuar profesionalizëm, kompetencë pedagogjike dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional. Gjatë veprimtarisë së saj profesionale është angazhuar në hartimin e materialeve didaktike, testeve dhe instrumenteve të vlerësimit, në përgatitjen e nxënësve për provimet kombëtare, si dhe në organizimin e aktiviteteve edukative e kulturore brenda shkollës. Interesat e saj profesionale përfshijnë metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë, zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe letrare, kurrikulën me bazë kompetencash, integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, edukimin përmes leximit dhe vlerësimin bashkëkohor të nxënësve. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe respektin për individualitetin e çdo nxënësi. Synon të krijojë një mjedis mësimor gjithëpërfshirës dhe motivues, që nxit leximin, mendimin kritik, komunikimin e saktë në gjuhën shqipe, krijimtarinë dhe formimin kulturor të nxënësve, duke i përgatitur ata për sfidat akademike dhe qytetare.
Endere Shabanaj
Mësuese
Endere Shabanaj është mësuese në Shkollën Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në programet Bachelor dhe Master Profesional në Teknologji Informacioni. Ka 4 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit profesional dhe gjatë karrierës së saj ka qenë e angazhuar në mësimdhënie, trajnime, ekzaminime certifikimesh dhe veprimtari të ndryshme profesionale. Interesat profesionale të saj përqendrohen në zhvillimin e softuerit, programimin, zhvillimin e aplikacioneve web, administrimin e bazave të të dhënave, si dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore në procesin e mësimdhënies. Ajo është e angazhuar në përditësimin e vazhdueshëm të njohurive profesionale dhe në aplikimin e metodave inovative të mësimdhënies, me synim përgatitjen e nxënësve me kompetencat teknike dhe aftësitë praktike të kërkuara nga arsimi i lartë dhe tregu i punës. Në kohën e lirë pëlqen të dëgjojë muzikë klasike dhe të lexojë libra dhe të kalojë kohë në natyrë. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin, inovacionin dhe përgjegjësinë, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit, mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve.
Realda Ristani
Mësuese e lëndëve profesionale të Teknologjisë së Informacionit
Realda Ristani është mësuese e lëndëve profesionale të Teknologjisë së Informacionit në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në programin Bachelor në Informatikë, si dhe Master në Informatikë Biznesi. Ka mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe arsimit. Gjatë karrierës së saj është angazhuar në mësimdhënie, zhvillimin e aplikacioneve dhe sistemeve software, projektimin dhe zhvillimin e faqeve web, si dhe në mentorimin dhe trajnimin e të rinjve në fushën e teknologjisë. Interesat e saj profesionale përfshijnë zhvillimin e aplikacioneve web, programimin, cloud computing, bazat e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe transformimin dixhital. Në procesin e mësimdhënies synon të ndërthurë njohuritë teorike me praktikën, duke përgatitur nxënësit me kompetencat teknike dhe profesionale të nevojshme për vijimin e studimeve dhe integrimin në tregun e punës. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe inovacionin, duke krijuar një mjedis mësimor gjithëpërfshirës që nxit mendimin kritik, kreativitetin dhe zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve.
Atixhe Zaka
Mësuese Ekonomie
Atixhe Zaka është "Mësuese Ekonomie" në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë. Ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Bankë në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe Master Shkencor në Administrim Biznesi në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë. Gjithashtu, ka përfunduar Formimin Psiko-Pedagogjik, duke forcuar kështu bazat teorike dhe praktike për mësimdhënie cilësore. Aktualisht, vijon studimet e Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke thelluar njohuritë në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit. Ka një vit përvojë profesionale në fushën e arsimit, si Mësuese Ekonomie në Shkollën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit "Hermann Gmeiner", Tiranë. Gjatë karrierës së saj, ka qenë e angazhuar në sektorin bankar, në menaxhimin e shërbimit ndaj klientit në institucione publike shëndetësore, si dhe në mësimdhënien e lëndëve ekonomike në arsimin parauniversitar. Ajo ka marrë pjesë në trajnime të shumta të certifikuara, duke përfshirë ato të organizuara nga ASCAP dhe British Council për zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen problemore dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, si dhe në trajnimin "Arsimi Gjithëpërfshirës" në kuadër të projektit "EU 4 Inclusive Teaching". Gjithashtu, ka ndjekur trajnime të specializuara në financë dhe teknologji informacioni, si 'Financa 5', 'Microsoft Office Advanced' dhe 'Microsoft Excel i Avancuar', pranë Qendrës së Trajnimeve të Avancuara (QTA). Interesat profesionale të saj përfshijnë zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen problemore, arsimin gjithëpërfshirës, inovacionin në mësimdhënie dhe përdorimin e mjeteve digjitale për të përmirësuar procesin mësimor. Fokusi i punës së saj është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përgatitja e nxënësve me njohuri dhe aftësi të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës, duke i ndihmuar ata të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përkushtimin, transparencën dhe bashkëpunimin. Ajo synon të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit aktiv, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike, duke i parë nxënësit si individë të veçantë me potencial për t'u rritur dhe kontribuar në shoqëri.
Vjollca Zenuni
Mësuese e Historisë-Gjeografisë
Vjollca Zenuni është mësuese e lëndës Histori-Gjeografi në Shkollën profesionale “Hermann Gmeiner". Ka përfunduar studimet në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës në programin Histori-Gjeografi, në vitin 1999. Ka 26 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit. Rrugëtimi i saj profesional ka nisur në qytetin e lindjes, Bajram Curri (Tropojë), ku ka ushtruar profesionin e mësueses për 13 vite, ndërsa prej 13 vitesh është pjesë e sistemit arsimor në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ka punuar 3 vite në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco” dhe 10 vite në shkollën “Herman Gmeiner”. Gjatë karrierës saj është angazhuar në mësimdhënie, edukimin dhe formimin e brezave të rinj, si dhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm me nxënësit, prindërit dhe kolegët. Beson se suksesi në arsim ndërtohet mbi respektin, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Ky rrugëtim prej 26 vitesh ka qenë i mbushur me përgjegjësi, sfida dhe suksese, duke e bërë profesionin e mësueses jo vetëm një detyrë, por edhe një pasion. Është krenare për kontributin e saj në arsim, pasi në formimin e nxënësve ka përcjellë jo vetëm njohuri, por edhe vlera njerëzore. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, përgjegjësinë, respektin dhe bashkëpunimin, duke synuar të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit, mendimin kritik, qytetarinë aktive dhe zhvillimin e plotë të çdo nxënësi.
Gerajda Shehu
Mësimdhënëse e Teorisë Profesionale
Gerajda Shehu është mësimdhënëse e Teorisë Profesionale në Shkollën e mesme Profesionale “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet në Universitetin Europian të Tiranës në programin Informatikë Ekonomike (Menaxhim Biznesi) cikli Bachelor, si dhe Master Shkencor në Teknologji Informacioni (IT Biznes). Ka 8 vite përvojë profesionale në fushën IT dhe gjatë karrierës saj ka qenë e angazhuar në industri, mësimdhënie, pjesën e proceseve administrative, trajnime të ndryshme profesionale dhe gjithëpërfshirëse kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte në fushën e zhvillimit te aplikacioneve etj. Interesat profesionale përfshijnë fushën e Programimit dhe Inxhinierisë Software, Bazës së të Dhënave si dhe mentorimin e nxënësve në projektimin dhe zhvillimin e projekteve, ndërsa fokusi i punës së saj është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përgatitja e nxënësve me njohuri, kompetenca profesionale dhe aftësi të nevojshme për arsimin e lartë dhe tregun e punës. Gjatë përvojës së saj në shkollën “Hermann Gmeiner” ka shërbyer gjithashtu në funksione të ndryshme si Koordinatore e Marrëdhënies me Biznesin, Orientimit në Karrierë dhe Zhvillimit të Kurrikulave. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin, inovacionin, përgjegjësinë dhe synon të krijojë një mjedis mësimor që nxit të nxënit, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike.
Arbionela Toli
Mësuese e lëndëve profesionale / Përgjegjëse e Njësisë së Zhvillimit
Arbionela Toli është mësuese e lëndëve profesionale dhe Përgjegjëse e Njësisë së Zhvillimit në Shkollën e Mesme Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”. Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikim (TIK) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka mbi 7 vite përvojë profesionale në fushën e arsimit dhe teknologjisë së informacionit, ku është angazhuar në mësimdhënie, programim dhe inxhinieri softwaresh, mentorimin e mësuesve të rinj, koordinimin e projekteve zhvillimore dhe marketingut institucional. Interesat profesionale të saj përfshijnë programimin, inxhinierinë e softuerit, zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile, integrimin e TIK-ut në arsim dhe menaxhimin e projekteve. Në punën e përditshme vlerëson profesionalizmin, inovacionin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë, duke synuar krijimin e një mjedisi mësimor që nxit mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve.