Kalo tek përmbajtja kryesore
Search Icon
ZHVILLIM I VAZHDUESHËM

Njësia e Zhvillimit

Njësia e Zhvillimit në Shkollën e Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner” ka për mision të mbështesë rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional (AFP), duke analizuar vazhdimisht gjendjen e brendshme dhe të jashtme të institucionit, si dhe duke propozuar masa për përmirësim dhe inovacion. Qëllimi kryesor i saj është të sigurojë që procesi mësimor dhe praktik të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe me standardet kombëtare e evropiane të arsimit profesional.

Mësimdhënia
Kurrikula
Partneritete
Inovacion

Njësia e Zhvillimit në Shkollën e Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner” është një strukturë funksionale, e cila përbëhet nga drejtues dhe koordinatorë të fushave kryesore të zhvillimit institucional. Përbërja e saj siguron një ndarje të qartë të përgjegjësive dhe bashkëpunim ndërmjet stafit drejtues, pedagogjik dhe administrativ, duke garantuar funksionimin efektiv të saj.

A

Përgjegjëse e Njësisë së Zhvillimit

Arbionela Toli

Koordinator i projekteve zhvillimore

Aktiv
Cilësi e Lartë

Përshkrimi

Koordinatori I Projekteve Zhvillimore është përgjegjës për hartimin e projekteve zhvillimore që mund të përfshijnë aspekte të ndryshme të shkollës, si përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi i mundësive për mësim më cilësor, implementimi i teknologjisë, ose përfshirja e aktiviteteve të reja edukative dhe sociale. Ai/ajo zhvillon planet e projektit dhe përcakton objektivat, burimet dhe afatet kohore.

Zhvillim

I vazhdueshëm

Cilësi

E garantuar

Mësimdhënie

Moderne

Bashkëpunim

Efektiv