Kalo tek përmbajtja kryesore
Search Icon

Të fundit

Zbuloni ngjarjet dhe aktivitetet më të fundit nga shkolla jonë

Maturantët / Graduation Party

Maturantët / Graduation Party

👩‍🎓🧑‍🎓Maturantët tanë festuan përfundimin e një etape të rëndësishme, mes vlerësimit të ekselencës, ndarjes së diplomave dhe urimeve për një të ardhme të suksesshme. Urojmë çdo maturant për rrugëtimin e ri që i pret! ⭐️

Lexo më shumëInstagram Post
Promovimi në shkollat 9-vjeçare

Promovimi në shkollat 9-vjeçare

✨ Momente nga promovimi në shkollat 9-vjeçare Gjatë vizitate tona, prezantuam programin dhe mundësitë që ofron shkolla jonë për nxënësit e ardhshëm 💻🎓

Lexo më shumëInstagram Post
Dita e Hapur 2026

Dita e Hapur 2026

📌 DITA E HAPUR 2026 Sot mirëpritëm nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër dhe biznese, të cilët u njohën nga afër me ambientet e shkollës, laboratorët, projektet dhe punimet e realizuara nga nxënësit tanë. 💻 🔹 U zhvillua Panairi i Projekteve, ku nxënësit prezantuan aftësitë, idetë dhe kreativitetin e tyre në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. 🏆 Gjithashtu u organizua Konkursi i Projekteve, duke vlerësuar punën në grup, kreativitetin dhe zgjidhjet inovative të nxënësve. 🤝 Një moment i rëndësishëm ishte edhe takimi me bizneset partnere, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin e praktikave profesionale dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës. E ardhmja ndërtohet me dije, teknologji dhe bashkëpunim. 💻📚

Lexo më shumëInstagram Post
Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!

Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!

Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!👩‍💻👨‍💻📚🗓

Lexo më shumëInstagram Post
RYCO Superschools

RYCO Superschools

Shkolla jonë pjesë e RYCO Superschools! 🌍🤝 Jemi krenarë që shkolla jonë mori pjesë në programin RYCO Superschools, në bashkëpunim me shkollën tonë partnere “Kole Nedelkovski” nga Maqedonia e Veriut! 🇦🇱🇲🇰 Për një javë, nxënësit tanë patën mundësinë të zhvillonin aktivitete të përbashkëta me bashkëmoshatarët e tyre, ku shkëmbyen eksperienca profesionale dhe kulturore, u njohën me traditat vendase dhe morën pjesë në projekte bashkëpunuese edukative dhe sociale. 🤝 Ky projekt kishte synim të forconte bashkëpunimin ndërkulturor, të nxiste tolerancën, kreativitetin dhe të promovonte integrimin social të të rinjve në rajon! 🌎

Lexo më shumëInstagram Post
🗓 Dita e 2-të e Javës së Praktikave Profesionale

🗓 Dita e 2-të e Javës së Praktikave Profesionale

🗓 Dita e 2-të e Javës së Praktikave Profesionale 📍 Vizitë në Zyrën e Punës Sot, maturantët e shkollës zhvilluan një vizitë informuese në Zyrën e Punës, ku u njohën nga afër me shërbimet që kjo zyrë ofron për të rinjtë dhe punëkërkuesit. Gjatë vizitës, nxënësit u informuan për: • Mundësitë e punësimit dhe karrierës • Programet mbështetëse për të rinjtë • Procesin e aplikimit për vendet e lira të punës në portalin puna.gov.al • Rolin e Zyrës së Punës në orientimin profesional dhe integrimin në tregun e punës ➡️Ky aktivitet ishte një mundësi e vlefshme për të kuptuar më mirë hapat e parë drejt punësimit dhe mënyrat se si institucionet shtetërore mbështesin të rinjtë në rrugën e tyre profesionale.

Lexo më shumëInstagram Post