Aktivitete Shkollore
Zbuloni botën e pasur të aktiviteteve, ngjarjeve dhe përvojave të nxënësve tanë në shkollën profesionale Hermann Gmeiner.
Aktivitetet e Fundit
Shfletoni postimet dhe aktivitetet tona më të fundit

Promovimi në shkollat 9-vjeçare
✨ Momente nga promovimi në shkollat 9-vjeçare Gjatë vizitate tona, prezantuam programin dhe mundësitë që ofron shkolla jonë për nxënësit e ardhshëm 💻🎓

Dita e Hapur 2026
📌 DITA E HAPUR 2026 Sot mirëpritëm nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër dhe biznese, të cilët u njohën nga afër me ambientet e shkollës, laboratorët, projektet dhe punimet e realizuara nga nxënësit tanë. 💻 🔹 U zhvillua Panairi i Projekteve, ku nxënësit prezantuan aftësitë, idetë dhe kreativitetin e tyre në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. 🏆 Gjithashtu u organizua Konkursi i Projekteve, duke vlerësuar punën në grup, kreativitetin dhe zgjidhjet inovative të nxënësve. 🤝 Një moment i rëndësishëm ishte edhe takimi me bizneset partnere, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin e praktikave profesionale dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës. E ardhmja ndërtohet me dije, teknologji dhe bashkëpunim. 💻📚

Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!
Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!👩💻👨💻📚🗓